Google ADS

Gjendet i vdekur një person në detin e Durrësit, dyshohet se është imigrant

14:55 | 30 Maj 2021
Përparim Bublaku

Trupi i një të riu, rreth të 25-ave, është gjetur në basenin ujor të portit detar në Durrës pak minuta më parë.

Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar Policinë Kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji të mbyturin.

Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not tek ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.

Në vendngjarje pritet të mbërrije ekspertiza, që do të hapë çantën të cilin e mbante ai, për të parë nëse ka dokumente, që verifikojnë origjinën e tij.

Durrësi konsiderohet një trampolinë për refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët synojnë kryesisht Italinë dhe Gjermaninë. /TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme