Policia e Durrësit bën me dije se është gjetur 76-vjeçari Zenulla Pula, cili kishte ardhur me pushime me familjen në qytetin bregdetar, por më pas u largua në drejtim të paditur.
Këtë mëngjes, ai është gjetur dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pranë familjarëve të tij. Largimi i tij për disa orë shqetësoi familjarët, pasi ai vuan nga skleroza.