Gjendet i mbytur një polic, babai i shtatë fëmijëve

15:31 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Një efektiv i policisë së Shkodrës u gjet i mbytur në ujërat e lumit Kir, mesditën e kësaj të enjteje.

Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.

52-vjeçari me detyrë punonjës i sallës operative dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u mbytur për arsye të paqarta. Policia e qytetit verior nisi hetimet për rastin e rëndë./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme