Google ADS

Gjendet i mbytur 44-vjeçari në Skrapar, dyshimet e para të policisë

12:09 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një 44-vjeçar u gjet sot i mbytur nga policia në anë të lumit Guahak në Skrapar.

Paraprakisht mendohet se 44-vjeçari M.XH., banues në Sharovë të Skraparit, është vetëmbytur.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur,” njofton policia.

Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme