Google ADS

Gjendet i mbytur 18 vjeçari në Gjirokastër

20:22 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.

18 vjeçari i cili ishte nga fshati Gjat i Gjirokastrës është gjetur mbrëmjen e djeshme i mbytur në rezervuar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 2:00 të natës së djeshme. I riu kishte dalë nga shtëpia në darkë por më pas nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet dhe në orët e vona e ka gjetur të mbytyr në rezervuarin e fshatit.

Në datën 25.07.2018, rreth orës 23:58, shtetasi R.H, 18 vjeç, është larguar nga banesa tij në fshatin Gjat -Gjirokastër dhe pas kërkimeve të bëra nga policia dhe familjarët e tij rreth orës 02:00 u gjet i mbytur në rezervuarin e fshatit Gjat. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku nga veprimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale”, njoftoi zyrtarisht Policia. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme