Google ADS

Gjendet çifti zviceriani i humbur në brigjet e Jugut

11:33 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Një ditë më parë u deklaruar të humbur në brigjet e Jugut të Shqipërisë.

Mësohet se sot, çifti zvicerian është gjetur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Peter Kaser dhe Vera Kaser janë gjetur nga Forca e Armatosura në bashkëpunim me autoritet greke.

Peter bashkë me gruan e tij, Vera Kaser lundronin me një varkë të vogël në brigjet e Borshit.

Peter Kaser dhe gruaja e tij janë dërguar në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme