Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase

15:59 | 10 Maj 2024
E.K

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vdekjen e dy vajzave ukrainase në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

ABC News, raporton se 3 ditë më parë, dy vajzat kanë shkuar në një farmaci në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Aty kanë kërkuar Xanax dhe Tramadol. Farmacistja nuk ua ka dhënë dhe dy vajzat e kanë sulmuar.

Farmacistja ka bërë padi, ndërsa Policia ka gjetur në banesën e vajzave xanax dhe tramadol.

Ukrainaset u gjetën pa shenja jete në dhomën e tyre nga shoqja e dhomës. Rezulton se vajzat kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme