Një pjesë trupi e dekompozuar njeriu raportohet të jetë gjetur mbrëmjen e kësaj të marte në Xarrë të Sarandës.
Dyshimet e para janë se mbetjet trupore mund t’i përkasin një prej dy personave të zhdukur në Prill të këtij viti, 46-vjeçarëve Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqi).
Siç raporton tvklan.al, e gjithë zona është rrethuar nga policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme.
Autoritetet mësohet se janë pozitivë për faktin se nga pjesa trupore e gjetur do të mund kryejnë analizat e ADN-së, me qëllim identifikimin e tij.
Megjithatë, grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve.
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi) u zhdukën në mënyrë misterioze në Prill të këtij viti, nga Çuka e Sarandës. Dyshimet e hetuesve janë se ata u rrëmbyen e më pas u vranë. Në kohën kur u zhdukën, autoritetet bënë kontrolle në Xarrë, Vrinë dhe Shëndëlli, por pa mundur të zbulonin fatin e tyre.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...