Gjenden pas 3 orësh turistët tunizianë që humbën në “Qafën e Valbonës”

00:14 | 7 Maj 2022
Trina Galanxhi

Dy turistet nga Tunizia që humbën rrugën ditën e sotme në Tropojë janë gjetur pas 3 orësh kërkimesh nga policia, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, humbën rrugën në një zonë të thellë.

Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme