Google ADS

Gjenden pa shenja jete një çift në shtëpinë e tyre në Gjirokastër, dyshohet për krim në familje apo një tentativë grabitjeje

16:53 | 2 Maj 2024
E.H

Një çiftë bashkëshortor, 84-vjeç dhe 88-vjeçe u gjetën të pajetë dhe të dhunuar brenda banesës së tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit në Shqipëri.

Siç raporton euronews.al, pistat që po heton policia janë ato të krimit në familje apo një tentative grabitjeje.

Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar shenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur dëmtime të xhamave, apo dyerve.

Çifti i të moshuarve nuk kishin fëmijë, ndërkohë që u gjetën të pajetë nga fqinjët mëngjesin e të enjtes. Ishte motra e të ndjerit nga Athina ajo e cila vuri në lëvizje fqinjët pasi nuk mund të lidhej dot në telefon me çiftin e të moshuarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme