Që të gjesh shishe në det me ndonjë mesazh kishim parë, por të gjesh pako me hashash që del nga deti, kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Në plazhin pranë pistës “Kosova”, Durrës, një qytetar ka gjetur një pako, sa një valixhe, të dyshimtë që vetëm ku e ka hapur ka zbuluar “thesarin”.
“Përshëndetje JOQ! Kur mëngjeset nisin me pako nga Babagjyshi i detit! Këta le të thonë që droga vjen nga ajri, por mua më doli në det. Ishte një pako e madhe dhe e mbështjellë aq mirë saqë “jeshilja” ishte e paprekur nga uji, ishin kujdes mirë për të, me sa duket kishte rrugë të gjatë”, tha qytetari.
Sa shumë mbillen bimë narkotike në Shqipëri nuk është çudi që ndonjë ditë pako të tilla të gjejmë edhe pranë banesave tona. Por, sërish qytetarët e thjeshtë përfundojnë në burg, jo ata që e lejojnë mbjelljen dhe trafikimin e drogës.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë