Qytetarët e Komunës së Tuzit në Mal të Zi ku jetojnë shumica e shqiptarëve që udhëhiqet nga Nik Gjeloshaj, e kanë bllokuar rrugën ndërkombëtare duke thanë se nuk do të lëvizin derisa aty të mbërrijnë kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, raporton Tanjug.
Ata bllokuan rrugën me protesta për shkak të masës së mbylljes së objekteve të gastronomisë në Tuz dhe disa komuna të tjera malazeze, që kanë hyrë në fuqi këtë mëngjes, raporton Tanjug.
Ata besojnë se një masë e tillë për Tuzin u soll për arsye politike dhe si revansh nga qeveria, pasi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë u shfaqën kohët e fundit në sheshin qendror.
“Ata duhet të flasin me ne, për të parë pse ata na diskriminojnë dhe çfarë i shqetëson këtu. Asgjë nuk mund të imponohet me forcë”, tha Gjeloshaj në një lidhje telefonike për TV Vijesti të Podgoricës.
Më herët, policia erdhi në Tuz për t’i mbyllur objektet hotelierike që u hapën këtë mëngjes, megjithë masat ishin miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjeloshaj u tha oficerëve të policisë që ta informojnë prokurorinë se, “nëse kjo vazhdon, do t’u bëjë thirrje qytetarëve të Tuzit që të ofrojnë rezistencë”.
“Ky vendim është personal, si hakmarrje për vendosjen e flamujve të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që po hakmerren, përkatësisht kreyministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq”, tha Gjeloshaj.
“Unë nuk do të lejoj askënd të na poshtërojë. Që nga dje, unë i kam thirrur ata, ata nuk duan të flasin, duan problem dhe ta diskriminojnë Tuzin. Askush nuk mund t’i trajtojë qytetarët kështu”, tha ai.
Gjeloshaj tha mbrëmë në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se kjo masë nuk do të respektohet në Komunën e Tuzit.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...