Në seancën e sotme parlamentare në të cilën u rrëzua Qeveria e Malit të Zi mori pjesë edhe deputeti i Koalicionit shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se qeveria e Krivokapiq ishte kundërshtari me i madh i vetvetes dhe askujt nuk do t’i vijë keq për të.
Ai deklaroi se “Çdo qeveri e cila siguron qetësi dhe stabilitet, avancon bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet me NATO-n, nuk bjen në pyetje pranimin ndërkombëtar të Kosovës nga ana e Malit te Zi, pastaj punon në procesin e integrimit në Unionin Evropian dhe ka qasje ndaj Rusisë në harmonizim me politikën e përbashkët të Unionit Evropian, do të jetë e pranueshme për Bashkësinë ndërkombëtare”.
Deputetët e Kuvendit të Malit te Zi, pas një seance maratonike, votuan për shkarkimin e qeverisë me 43 vota pro, me 11 vota kundër dhe pa abstenime./kk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...