Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj, derisa kanë dalë 201.332.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë gjithë muajit gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes në vend krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.
Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje. Gjatë gjithë muajit gusht nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.
Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe. Janë proceduar penalisht për veprën penale atë të ”Braktisjes së femijëve të mitur” 4 shtetas (dy burra e dy gra) Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë: 177 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...