Google ADS

Gjatë 24 orëve u shëruan 19 persona nga koronavirusi, “fitimtarët” vijojnë të jenë më shumë se të infektuarit aktivë

12:22 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 19 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kështu shkon në 302 numri i të shëruarve.

Sipas Zv/ Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Mira Rakacolli, numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.

Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.

Ndërkohë nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19 gjatë 24-orëve të fundit. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme