Gjashtë pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë regjistruar 841 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Nga 3,739 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 342 qytetarë në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë etj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 11,894 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Gjashtë viktimat janë një qytetar nga Fieri 54-vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80-vjeç, një qytetare nga Korça 80- vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81-vjeç.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.547 qytetarë.
Në fuqi janë ende masat antiCOVID, ndalohet lëvizja nga ora 00:00 deri 06:00, ndërsa vendosja e maskës është e detyrueshme në ambiente të mbyllura.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 265.716 raste pozitive, 250,429 qytetarë janë shëruar, 11.894 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3,393 pacientë.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...