Google ADS

Gjashtë të vdekur dhe 465 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17:06 | 20 Nëntor 2021
A Z

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 465 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 531 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 195,998, të vdekur janë 3,035 perosna si dhe janë 8,175 raste aktive.

Të ngjashme