Google ADS

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19:58 | 26 Nëntor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 381 testime për Covid-19 nga të cilat gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme