Nëntoka e Durrësit vazhdon të joshë arkeologët me pasuritë e shumta të saj.
Këto ditë, një grup arkeologësh shqiptaro-francezë kanë nisur gërmimet pranë Forumit Bizantin, një monument i trashëgimisë sonë kulturore që daton në shekujt V-VI.
Arkeologët po kryejnë studime mbi topografinë e Durrësit në lashtësi, pasi gjatë ekspeditës së vitit të kaluar nën këtë monument dolën në dritë fragmente muresh dhe kanalizimesh që i përkasin një periudhe shumë më të hershme, asaj romake.
“Shtëpitë këtu janë dëmtuar ndoshta nga zjarri, ose ndonjë shkatërrim i dhunshëm siç është tërmeti. Kemi më shumë nivele të qytetërimeve të lashta këtu. Kjo zonë banimi mund të shtrihet deri në shek.I para.erës.sonë, po mund të arrijmë dhe në zbulimin e godinave ilire të banimit. Nëse jemi me fat dhe do të kemi kohë do të mund të zbulojmë dhe nivele të tjera të civilizimit arkaik”, tha Catherine Abadie Reynal, Universiteti i Lionit, Francë.
Forumi, apo Shesh-Tregu i periudhës bizantine është ndërtuar në qendrën tradicionale të Dyrrahut antik, fare pranë lagjes së vjetër të zejtarëve në Durrës. Sipas arkeologëve, poshtë gjetjeve të fragmenteve të godinave romake të banimit, mund të gjenden edhe gjurmë të kulturës helenistike dhe asaj ilire, pasi Durrësi, në çdo periudhë dhe pas çdo shkatërrimi, është ndërtuar gjithnjë mbi veten./TCH
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve