Gent Cakaj publikon videon për marrëdhëniet Shqipëri- SHBA, ironizon deputetja: Po komunizmin ku e zhduke?

17:56 | 29 Korrik 2019
Arbresh Info
Këtë të hënë Ministri i Jashtëm në detyrë Genti Cakaj ka publikuar në rrjetin social një video të historikut mes Shqipërisë dhe SHBA, një video e cila fokusohet në historinë diplomatike para Luftës së Dytë Botërore.

Por ish deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e ka ironizuar videon e Ministrit Cakaj, duke vënë në dukje se 50 vite duket sikur janë fshirë nga historia, pasi në videon e postuar nga kryediplomati nuk përmendet askush komunizmi.

STATUSI:

Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.

Çudirat vazhdojnë…

https://twitter.com/AlbanianDiplo/status/1155465014507184133

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme