Por ish deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e ka ironizuar videon e Ministrit Cakaj, duke vënë në dukje se 50 vite duket sikur janë fshirë nga historia, pasi në videon e postuar nga kryediplomati nuk përmendet askush komunizmi.
STATUSI:
Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.
Çudirat vazhdojnë…
https://twitter.com/AlbanianDiplo/status/1155465014507184133
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit