Gënjyen për kontrollet? Tregtari i Lezhës tregon paralajmërimin, ja urdhri që erdhi nga Tirana

11:20 | 24 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Në tregun e Lezhës vijon shitja e pulave dhe produkteve të tyre pa asnjë kontroll. Ndonëse mbetet shqetësim gripi i shpendëve, tregtarët kanë vijuar punën e tyre normalisht.

Në tregun e improvizuar të gjësë së gjallë dhe produkteve të tjera bujqësore, mungojnë kontrollet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo dhe sektori i Veterinarisë.

Tregtarët thonë se vetëm janë kontaktuar me telefon nga institucionet që mos të lëvizin me shpend për shkak të gripit, ndërsa kontrollet thonë se i bëjnë vetë.

“Na kanë marrë në telefon duke thënë se kanë urdhër nga Tirana dhe na paralajmëruan të mos ecim me makinat e transportit të shpendëve. Në shtëpi kam aktualisht zog të vogël për rritje rreth 1 mijë copë, ndërsa të mëdha kam 600. Faktikisht momentalisht nuk kemi probleme, vaksinimin e bëjmë vetë, nuk presim njeri. Po bëj gati 10 vite këtu dhe klientelën e kam të njëjtën, thjesht u kërkoj besim. Duhen vaksinu pulat çdo vit”-tha një tregtar.

“Ne jemi fshatarë të varfër, prej nesh nuk vjen e keqja, i kemi tonat i shesim në shtëpi. Ne diku do të hamë”-tha një tjetër./NOA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme