Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të enjten, pyeti ish-ministrin Saimir Tahiri në lidhje me udhëtimin e tij me jaht nga Mali i Zi drejt Italisë, në maj të 2017-ës.
Lala i kërkoi ish-ministrit Tahiri në studion e emisionit “Opinion” se në pronësi të kujt ishte mjeti lundrues dhe a keni udhëtuar ju nga Mali i Zi drejt Italisë me një mjet që kushton rreth 600 mijë euro.
Nga ana tjetër, Tahiri refuzoi të japë përgjigje për këto pyetje.
“Unë sot dola në publik se kam një raport të prokurorit të anti-mafias italiane që thotë: se ky zotëri nuk ka lidhe me këtë gjë”.
Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?
Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.
Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...