Gazetarja amerikane: Basha po tregohet anti-BE, prandaj rusët janë të interesuar për PD-në

23:56 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Shkrimi investigativ i “Mother Jones”, i publikuar në mars të vitit të kaluar, mbi financimin e lobistit Nick Muzin që punoi për llogari të Partisë Demokratike, solli natyrshëm reagimin e kësaj të fundit.

Por, gazetarja amerikane thotë për “Top Story” se, Basha po tregohet anti-BE, ndaj rusët janë të interesuar për PD-në.

“Ne e dimë se Basha po kandidonte në zgjedhje me platformën ‘Ta bëjmë Shqipërinë e mrekullueshme sërish’ dhe ishte duke imituar retorikën populiste të Trumpit. Do të thosha që Rusia përdor këdo parti, që janë disi më pak properëndimore. Kemi kuptuar që nuk është aq e organizuar si përpjekje nga ana e Rusisë, por qëllimi është të nxisë konfuzion dhe rrëmuja, sepse kjo i dobëson demokracitë perëndimore. Sesi e bëjnë këtë, kjo është dytësore. Duke mbështetur një kandidat republikan, demokrat, një parti opozitare apo atë socialiste, kjo është e dorës së dytë. Në rastin e Shqipërisë, Basha po tregohej më anti-BE sesa Rama, ndaj është më e arsyeshme që shërbimet inteligjente ruse të ishin më të interesuara ndaj kësaj force politike”, tha Hannah Levintova, gazetare e revistës “Mother Jones”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme