Google ADS

Gazetarja akuzon Bledi Çuçin se ka nxjerrë dëshminë sekrete, ish-ministri reagon menjëherë

23:45 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Opinion”, se ai është deputeti që prokuroria dyshon se ka nxjerrë emrin e dëshmitarit në Komisionin e Mandateve për çështjen Tahiri.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, Çuçi thotë se nuk ka nevojë të fotografojë ndonjë dokument për të mbajtur mend emrin e një njeriu. Ai tregoi se nuk ka thyer konfidencialitetin lidhur me dokumentet që paraqiti prokuroria.

Lala pak minuta më parë deklaroi se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kundër Saimir Tahirit. Sipas Lalës, bëhet fjalë, pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili ka fotografuar dëshminë.

Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anëtarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së policisë”,- theksoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme