Ditën e sotme gazetari Fatos Mahmutaj, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin e tij të lindjes, Metoh të Mallakastrës, që prej dy ditësh.
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Mahmutaj i cili jeton në Bruksel, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm, duke bërë përgjegjës sipas tij, kultivuesit e kanabisit në këtë fshat, të cilët duan të fshehin gjurmët.
“Zjarri ka rënë në kodrën jugore të këtij fshati, dhe ishin kultivuesit e hashashit, të cilët pasi volën hashashin, për të zhdukur provat, dogjën sipërfaqen rreth e rrotull. I favorozuar nga era zjarri doli jashtë kontrollit, dhe pasi i dha fund pjesës që i përket fshatit Nishovë të Beratit, erat e shtynë drejt nesh, dhe deri tani ka arritur deri në 5 kilometër katrorë pyll pishe që është djegur shkatërruar dhe ka arritur në kufi të banesave në njërën nga lagjet e fshatit tim”, tha Fatosi.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...