Gazetari italian i cili publikoi i pari dosjen hetimore ndaj grupit të “Habilajve”, ka zbuluar të dhëna të reja për çështjen duke bërë publike edhe pjesë nga dëshmia e Moisi Habilajt.
Gazetari i MeridioNews Dario De Luca ka deklaruar se Moisi Habilaj ka mohuar që ish-ministri Saimir Tahiri të ketë bashkëpunuar me ta duke u siguruar garanci për parcelat e drogës.
Ai ka pranuar se ka lidhje të largëta farefisnore, por vetëm kaq.
“Moisi Habilaj ka folur me prokurorët. Ai është pyetur për marrëdhëniet me ish-ministrin Tahiri. Ai ka përjashtuar përfshirjen e ish-ministrit në çështjen e tij. Ai ka pranuar në mënyrë të pjesshmë, se vetë ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka pranuar përgjegjësitë e veta, por ka përjashtuar implikimin e ish-ministrit Tahiri”, deklaroi gazetari Dario De Luca.
Gazetari italian ka zbuluar edhe deklaratën e Habilajt lidhur me blerjen e makinës së Saimir Tahirit në të zezë.
“Habilaj ka deklaruar se ka lidhje farefisnore me Tahirin, por ka thënë se është shumë e largët. Ai është pyetur edhe për Audin e ish-ministrit. Moisi Habilaj ka deklaruar se shitja është bërë në të zezë, pa një kalim pronësie të rregullt”, tha ai./sotnews/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...