Valerio Cataldi, gazetari italian i që realizoi emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në të, ka treguar në emisionin “Fuori TG” në televizionin publik italian “Rai3”, se është kërcënuar me vdekje pas raportimit.
Ai tha se përveç kërcënimeve që ka marrë faktet e transmetuara më emision janë quajtur “fake news”.
“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”, tha Cataldi.
Pjesë nga biseda në studio:
Valerio Cataldi:… kur emisioni u transmetua pati një reagime të ashpër nga ana e qeverisë shqiptare. Kryeministri shkroi në Facebook gjëra të tmerrshme kundër transmetimit tonë. Na quajti gënjeshtarë, tha që ishin të gjitha gjëra të shpikura dhe që asgjë nuk ishte e vështirë. Pati një sërë reagimesh zinxhirë si kundër meje ashtu dhe ndaj TG3…
Gazetarja: Valerio, ti ke pasur kërcënime?
Valerio Cataldi: Po kam marrë kërcënime. Kërcënimet erdhën pas deklaratave të Kryeministrit (Edi Rama). Na kanë ardhur kërcënime edhe me vdekje madje në adresën time. Kanë ardhur fyerje të vazhdueshme në adresë të programit tonë, i cili u akuzua se ka prodhuar “Fake News”.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...