Tashmë është bërë e ditur se personi që bëri intervistën e Albert Veliun, e njohur ndryshe si “dëshmitari x”, është bërë nga gazetari Jetmir Olldashi.
Përmes një reagimi publik dhe një bisede me kolegët gazetarë, Olldashi tregon detajet e gjithë investigimit.
Ai zbulon sesi u informua për drogën në Vlorë, për Agron Xhafën dhe dëshmitarin x.
Sipas tij ka një tjetër pjesë të intervistës që do të publikohet po nga opozita këto ditë.
“Për gjithë investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material. Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë. E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik. Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh. Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik. Ju ftoj ju kolegë gazetare t’i qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.” – tha gazetari ndër të tjera.
Mbetet për t’u parë se cfarë lêvizjesh do tê bëjë kryeministri Rama pas këtyre fakteve të reja. A do ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm apo Fatmir Xhafa do të dorëhiqet? Qëndrimi i deritanishêm i Xhafës dhe Ramës ka qenë se dëshmitë e publikuara nga opozita kanë qenë fabrikim dhe shantazh kundër ministrit të Brendshëm. Rama madje doli blof duke nxituar të thotë edhe se kishte kërkuar ekspertizën e një agjencie të huaj, e cila doli nê përfundimin se materiali audio ishte jo autentik./lapsi.al/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1886568618060977/
Aksident në Sllatinë, një i lënduar
Sulmi në Zubin Potok, krejt çka tha ministrja Rizvanolli në ...
Sulmi në veri të vendit, krejt çka tha Kurti gjatë konferenc...
Korenica realizon gol, ia dedikon babait të ndjerë
Sulmohet pallati presidencial/ Mediat: Rebelët sirianë hynë ...
Mijëra njerëz marshojnë në Serbi një muaj pas tragjedisë në ...