Gazetarët dhe VIP-at bëhen gati të nisin fluturimin e parë me Air Albania

09:55 | 21 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Sot nisin fluturimin e parë me Air Albania perzonazhet e njohura të ekranit shqiptar.

Pas nxënësve e studentëve ekselentë, gazetarët dhe VIP-at janë të përzgjedhurit për të testuar linjën ajrore shqiptare.

Në mungesë të vetë kryeministrit shqiptar në këtë fluturim vendin e tij do e zërë aktori i Portokallisë Florian Binaj.

Mes personave që do të jenë pjesë e këtij udhëtimi, nuk mungojnë as Blendi Fervziu, Bleona Qerreti, Ermal Mamaqi, apo njerëz të tjerë të ekranit.

Fluturimi do të nisë sot në orën 10:00 të mëngjesit. Gazetarët dhe VIP-at do të vizitojnë disa vende turistike në Stamboll ndërsa do të nisen në Shqipëri rreth orës 21:00./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm