Një nga gazetat më të rëndësishme në Britaninë e Madhe, “The Times”, publikoi një reportazh nga Shqipëria me titull: “Gangsterët e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet kanabisi”.
“Ndërsa po përgatitej për një tjetër dërgesë të madhe kanabisi për mafian siciliane, një nga trafikantët më të mëdhenj në Shqipëri, e bëri të qartë mospërfilljen e tij ndaj “Cosa Nostra”-s. “Do u hedhim disa kallashnikovë,” tha Moisi Habilaj në një bisedë të përgjuar. “Ata do të masakrojnë njëri-tjetrin, kujt po i plas, kjo është ajo që duan ata”.
Habilaj dhe banda e tij u arrestuan në vjeshtë nga policia italiane pasi kishin sjellë armë dhe më shumë se 3.5 ton kanabis në Siçili, një biznes me vlerë 20 milionë euro në vit. “Ne mund t’i kemi kapur ata, por lumenjtë e drogës nga Shqipëria në anën tjetër të Adriatikut nuk janë ndalur,” tha një hetues italian”, nis shkrimi i gazetës, shkruan syri.net.
“Në anën tjetër të Europës, në Britani, trafikanti shqiptar Klodian Copja është burgosur në gusht bashkë me 41 të tjerë pasi ka importuar 60 milionë sterlina drogë, duke i bërë jehonë një raporti të policisë britanike se trafikantët shqiptarë kanë akses të konsiderueshëm në tregun britanik të trafikut të drogës”.
“Me lidhje direkte me furnizuesit kolumbianë, trafikantët shqiptarë janë pjekur tashmë, pas kaosit të vendit të tyre gjatë daljes nga sundimi komunist”.
Në shkrim theksohet se kryeministri shqiptar u ka kërkuar ndihmë partnerëve europianë për të goditur krimin.
Duke folur për gazetën, Rama refuzon që të marrë fajin për rolin në rritje të shqiptarëve në krimin global. Ai fajëson mafian italiane që u ka dhënë shqiptarëve ‘edukimin’ e tyre.
“Pasi mori detyrën në vitin 2013, Rama dërgoi policinë për të kapur 71 ton drogë në Lazarat, bashkë me më shumë se 400 armë automatike, një kundërajror, granatahedhës, mortaja dhe armë antitank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fshatarësh për të përhapur kultivimin në mbarë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale që të mbyllë sytë”.
Në shkrim theksohet se pavarësisht arrestimeve, ka shumë pak dënime për trafikantët e mëdhenj, ndërkohë që Rama fajëson për këtë gjendjen e drejtësisë në vend.
Qeveria ka në plan që të zhdukë mbjelljen e kanabisit këtë vit, por policia druhet se reduktimi i furnizimit do të ngrejë çmimet, duke i nxitur fermerët që të mbjellin sërish.
“Njerëzit kanë shumë imagjinatë,” thotë Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm. “Që të mos pikasen, ata shkojnë nëntokë, kështu që ne po monitorojmë shitjen e llampave dhe rritjen e çuditshme të përdorimit të energjisë nga fabrikat”.
Në shkrim theksohet fakti se kanabisi po mbillet tashmë nëpër bunkere dhe ish-baza ushtarake, reliket e Enver Hoxhës./Syri.net
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...