Vettingu në polici do të fillojë javën e dytë të shkurtit ndërsa janë përzgjedhur edhe godinat e mundshme që do të përdoren për këtë proces në Akademinë e Sigurisë dhe ambientet e Gardës.
Përfaqësuesja e ministrisë së brendshme Aida Shehi raportoi në komisionin për sigurinë kombëtare lidhur me ecurinë e procesit. Ajo deklaroi se procesi është gati dhe shkak I vonesave ka qenë miratimi i vendimit të këshillit të ministrave për akordimin e fondit 420 milionë lekëve, ndërsa tashmë është ngritur komisioni i jashtëm i vlerësimit.
Sipas lgjit të vettingut efektivët e larguar nga policia mund të rikthehen në radhët e uniformave blu, në rast se e kalojnë verifikimin. Por kjo por bie ndesh me vetë ligjin e policisë, ku penalizohet çdo ish-efektiv që ka mbi 2 vite jashtë strukturave. Për këtë hendek ligjor pyetën deputetët e komisionit të sigurisë.
‘Masa që kjo të realizohet nga komisioni i jashtëm i vlerësimit, më pas komisioni i jashtëm do e kalojë fazën e vetë me gradat e larta të vlerësimit dhe më pas do të ngrihen komisionet përkatesë për të marrë në vlerësim të gjitha formularët e vetëdeklarimit. Besoj se do realizohet.’tha Aida Shehi.
Në komisionin për sigurinë kombëtare ishin vetëm përfaqësues të mazhorancës, të cilët kërkuan të informohen me arsyet pse është shtyrë vettingu. Para komisionit të jashtëm të vlerësimit, do dalin të parët 296 drejtues të policisë me grada madhore duke nisur me drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorët e qarqeve dhe komisariateve përkatëse.
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...