Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të zhvillojë në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
“Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër!” shkruan me këtë rast Rama në Facebook.
Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, pas vendimit për dhënien e të drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, u shpreh Rama.
Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe shqiptarët në SHBA.
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...