Instituti i Statistikave publikoi raportin “Lëvizjet e shtetasve”.
Sipas tij rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori.
Sipas raportit gjatë muajit prill Shqipërinë e vizituan gati 800 mijë të huaj. Kjo është një rritje prej rreth 30 përqind krahasuar me prillin e vitit 2023. Numri më i lartë i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 753.973 vizitorë.
Sipas INSTAT-it, rreth 30,6 % e të huajve që vizituan vendin deklaruan se vijnë për qëllime pushime apo vizitë tek të afërm, ndërsa 57,4 % për biznes dhe qëllime profesionale.
Gjithnjë sipas raportit në muajin prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8 %, krahasuar me prill 2023./rtsh.al/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...