Gati 10 mijë raste aktive me coronavirus në Shqipëri

21:32 | 21 Korrik 2022
L G

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2749 testime nga të cilat 1336 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, duke e çuar në 9,826 numrin total të rasteve aktive në vend.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2749 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1336 qytetarë, në këto bashki:

517 në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.

Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1336

Të shëruar në 24 orë 1029

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2749

Testime totale 1,894,914

Raste pozitive 301,394

Raste të shëruara 288,047

Raste Aktive 9,826

Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,733

Durrës 751

Fier 729

Vlorë 466

Berat 408

Shkodër 391

Elbasan 388

Lezhë 293

Korçë 250

Gjirokastër 210

Dibër 135

Kukës 72

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme