Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se tentimi për të minimizuar përplasjet në LDK, në kohën e zhvillimit teknologjik është i palogjikshëm.
Gashi në RTV Dukagjini, ka thënë se tentimi për të minimizuar tensionet në zgjedhjet e LDK-së në Mitrovicë ka qenë i palogjikshëm.
“Ka qenë një tendencë minimizimi [nga Avdullah Hoti]. Edhe deklarata e tij ka qenë bivalente. Pra ka thënë: ‘nuk kam qenë aty kur ka ndodhur përplasja, por ne proces zgjedhor kam marrë pjesë’. Pra ai ka qenë aty kur ka filluar tensionimi, por jo kur ka ndodhur rrahja”.
“… Është munduar ta minimizojë, që është e palogjikshme të minimizosh një ngjarje të tillë. Jetojmë në kohën e teknologjisë moderne. Mos u mundo të fshehësh diçka, sepse del më keq”, tha ai.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se të gjitha partitë e djathta kanë sistemin zgjedhor përmes delegimit e jo në bazë të parimit “një anëtar, një votë”.
Ai ka thënë se të gjithë ata delegatë që kanë frikë të ngrenë dorën në Kuvendin e Partisë nuk duhet të shkojnë në Kuvendin Zgjedhor.
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...