Pasi ka shpërndarë fondin prej 2.1 milionë eurosh për familjet e viktimave të vrarë në 21 janar, Garda e Republikës ka ngritur padi civile ndaj Ndrea Prendit ish-komandantit të Gardës së Republikës, si edhe ish-shefit të njësisë special të Gardës, Agim Llupo.
Arsyetimi i Gardës gjatë padisë së saj është se të dy janë gjetur më parë fajtor për vrasje nga gjykata gjatë një procesi penal.
Garda i ka paditur të veçuar dhe seanca e parë gjyqësore do të jetë të martën e javës tjetër në datën 6 nëntor, ndërsa për Llupon ende nuk është caktuar një datë gjyqi.
Fondi prej 2.1 milionë euro u nda nga 525 mijë euro për secilën familje në janar dhe dhjetor të 2017-es, të akorduar me vendim të qeverisë. Në atë kohë, qeveria argumentonte se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.
Ky proces nis pak muaj para se të mbushen 8 vite nga ngjarja e rëndë në bulevard, ku katër protestues të opozitës së asaj kohe mbetën të vrarë./tch/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...