Qeveria shqiptare ka dhënë 15 miliard lekë si mbështetje për Garancinë Sovrane 2.
Ministrja e Financave, Anila Denaj në një status në Facebook, e cila thotë se kjo ofron mundësi financimi për të gjithë sipërmarrjet, tek të cilat ka ndikuar në aktivitet situata e pandemisë.
Po ashtu nga kjo përfitojnë edhe sipërmarrjet me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore.
Ministrja Denaj thotë se qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare.
Postimi i Anila Denajt në Facebook
15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2
Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:
✅ Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
✅ Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
✅ Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
✅ Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj
Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë.
⏩ Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...