Është regjistruar kandidati i parë që do të garojë me Sali Berishën në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Ibsen Elezi e ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit.
Kujtojmë se ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021.
Mirëpo, kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie. Aso kohe u raportua se Elezi u s’kualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”
Ndër të tjera, në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.
Në zgjedhjet e 13 qershorit kandidatët ishin, Lulzim Basha (që rezultoi fitues), Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Deri më sot, kandidati i vetëm për zgjedhjet e 22 majit ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Pritej që në këto zgjedhje të merrnin pjesë edhe Fatbardh Kadilli e Ervin Kulluri, por të dy u tërhoqën.
Kadilli është shprehur se gara nuk i duket e drejtë, ndërsa ka deklaruar se “nuk mund të dalësh kundër mbretit pasi rrezikon të bëhesh gaztor. Kurse, Kulluri u tërhoq duke e cilësuar procesin si një farsë të madhe.
Në një dalje për mediat dy ditë më parë, lideri historik i demokratëve tha se nëse në zgjedhjet e 22 majit nuk do të ketë kundërshtarë, do të zgjidhet me referendum dhe do t’i bindet vullnetit të demokratëve, cilido qoftë ai.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...