Debate në Komisionin e Sigurisë për garën e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, teksa po raporton në Komision, tha se procesi po monitorohet nga partnerët ndërkombëtarë.
Ky koment erdhi pasi Flamur Noka përmendi disa emra që sipas të cilit janë të lidhur me krimin.
“Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë, qoftë misioni europian qoftë ICITAP, janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë,” tha ministri.
Më herët, ministri njoftoi skualifikimin e katër kandidatëve, përkatësisht Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini./abcnews.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...