Shqipëria dhe Kina kanë marrëdhënie të shkëlqyera ndërshtetërore, dhe kjo klimë pozitive do të shndërrohet në gjenerator të nxitjes së më shumë bashkëpunimeve ekonomike dhe investimeve kineze në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti të hënën delegacionin kinez, të kryesuar nga zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, njëkohësisht Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Zëvendëskryeministri i Kinës shprehu urime për punën e kryer në këto vite dhe në reformat e ndërmarra. Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e mekanizmave të bashkëpunimit ekonomik për të nxitur investimet private.
Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC 16+1 apo “Një brez, një rrugë”. Hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.
Kryeministri Rama, duke evidentuar faktin se Kina aktualisht ka investimet më të mëdha në Shqipëri, theksoi se presim që këto investime të jenë pikë referimi për të mirëpritur investime të tjera.
Palët vendosën se duhet intensifikuar puna e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim. Në takim u pajtua që ministrat e linjës të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të parë hapësirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi.
Ministrja e Ekonomisë u ngarkua si kryetare e Komisionit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis dy vendeve. Zyra e Kryeministrit së bashku me ambasadoren e Kinës në Tiranë do të ndihmojnë veprimtarinë e Komisionit.
Palët vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?