“Burrë e grua, mish e thua” thotë shprehja e vjetër dhe çifti kryeministror nuk i shpëton dot traditës. Linda Rama foli me përçmim për mediat online këtë 8 Mars, njësoj siç bën bashkëshorti i saj kur i jepet mundësia.
Më i sofistikuar për nga forma, fjalimi i bashkëshortes së kryeministrit ishte i njëjtë në përmbajtje, me mllefin që lëshon Edi Rama për çdo ditë ndaj portaleve. Për të bërë diferencën me sipërfaqësoren që udhëheqin “klikimet” apo “pëlqimet”, Linda Rama solli shembull librin e gazetares Eni Vasili për gratë shqiptare kanë kryer krime dhe një mori citimesh nga papa Gjon Pali, Eleonor Ruzvelt dhe… Migjeni.
Nga ky i fundit citoi titullin e prozës “Bukuria që vret”, shprehje të cilën ia veshi naivisht gruas. Fëmijët në shkollën fillore mësojnë se në këtë prozë, Migjeni sjell mjerimin, dhimbjen, shpërfytyrimin, vdekjen mes njerëzve të varfër nga i ftohti dhe acari që sjell bora, “bukuria që vret”.
Por kur e citon bashkëshortja e kryeministrit, thelbi është tjetër “fataliteti dhe skandali i gruas”.
“Dhe nuk është aspak rastësi që 10 portretet e Enit dhe mijëra dhe dhjetëra mijërsa portrete grash dhe vajzash që jetojnë jashtë mureve të ekspozitës së madhe virtuale të klikimeve dhe pëlqimeve janë sot edhe më të ndara, edhe më ta izoluara prej realitetit tonë, ku progresi jonë në këtë drejtim është një pengesë me vete në rrezen tonë të vështrimit, raporton Lapsi.al
Në një kohë si kjo, më duket se, është i kërcënuar edhe vetë konsensusi i arritur në pjesën e zhvilluar të shoqërisë, mbi faktin që gruaja nuk është peng i fatalitetit dhe i skandalit, thelbi i bukurisë që vret, siç fliste Migjeni, por paralajmëruese, pararendëse dhe garante e së padukshmes siç e cilësonte Shën Gjon Pali i Dytë, pra e të mirës, virtytit, historive të vërteta të suksesit, ato që flitet pak, ose aspak” ishin fjalët e Linda Ramës para ministreve, drejtoreshave dhe gazetareve të ftuara në pritje.
Siç ndodh rëndom në këto raste, të ftuarat duartrokitën fjalimin, trokitën gotat me njëra tjetrën dhe përgëzuan Linda Ramën për klasin dhe finesën me të cilën ishte organizuar aktiviteti.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...