Google ADS

Gabuan në parashikimin e motit, shkarkohen nga detyra dy meteorologë

13:11 | 23 Gusht 2022
A Z

Shefja e shërbimit kombëtar meteorologjik në Hungari, Kornelia Radics dhe zëvendësja e saj Gyuala Horvadh u shkarkuan nga detyra pasi këshilluan shtyrjen me një javë të një spektakli me fishekzjarrë që ishte parashikuar të mbahej më 20 gusht, për shkak të parashikimit që ato kishin bërë se do të kishte stuhi.

Në fakt, moti në këtë datë në Budapest nuk u prish kurrë dhe për këtë arsye, Ministri i Teknologjisë, Lazlzo Pakovics vendosi t’i largojë nga detyra pa iu dhënë asnjë shpjegim.

Lajmi erdhi një ditë pasi qeveria u vendos në qendër të kritikave pasi pezulloi 7 orë përpara spektaklin e fishekzjarreve. Mijëra njerëz ishin mbledhur përgjatë Danubit për të parë lëshimin e 40 mijë fishekzjarrëve, por u detyruan të ktheheshin në shtëpi.

Të dielën, shërbimi meteorologjik kërkoi falje në faqen zyrtare, duke shpjeguar se parashikimi i motit është i rrethuar me pasiguri./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme