Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin, me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, nga i cili mori vlerësimin për reformat integruese dhe garancinë për vazhdimin e mbështetjes së fortë për aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në rajon dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel tha pas takimit se synohet të çohet përpara përafrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe se plani qëndron tashmë në tavolinë.
“Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, por nga ana tjetër, edhe Evropa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe vendet fqinje të saj për paqen e stabilitetin dhe për këtë, ju jeni një garant, u shpreh ai.
Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit dhe veçanërisht për reformën themelore në drejtësi, ku falë mbështetjes gjermane dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, tashmë ndodhet në një proces shumë të avancuar.
“Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Evropian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në. Edhe një herë, shumë faleminderit dhe kini besim se Shqipëria, shqiptarët janë një partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë që është marrëdhënia e Gjermanisë me Shqipërinë dhe rajonin”, tha Rama.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës