Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.
Meme Kajmaku, nga Ishmi i Durrësit, u ankua në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” se vlerësuesit e dëmeve ia kanë nxjerrë shtëpinë pjesërisht të banueshme. Ndërkohë, shtëpia e saj është shkatërruar. Një nga muret e shtëpisë ka rënë, muret dhe çatia janë shkatërruar. Por, sërish në letra rezulton se shtëpia është e banueshme dhe e riparueshme.
E moshuara thotë se jeton në këtë shtëpi e vetme. “Kam fëmijët, po kanë hallet e tyre. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht si e shihni, po kanë ardhur këto grupet dhe e kanë nxjerrë si të banueshme pjesërisht. Nuk e di si e kanë bërë, po shtëpia duket që është e shkatërruar. Një faqe muri ka rënë plotësisht, çatia është çarë. Muret po ashtu” thotë ajo, ndërsa shton se i ka shkuar policia dhe i ka thënë që të mos jetojë në atë shtëpi se rrezikon jetën. “Kam nevojë për një shtëpi të vogël, edhe 1+1, me një banjo jam e kënaqur, të kaloj pleqërinë” thotë ajo.
Në momentin që grupi i xhirimit shkoi te banesa e zonjës Meme Kajmaku, në atë zonë ishte edhe një grup vlerësimi nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Inspektoriati i Ndërtimit. Gazetarët pyetën punonjësit nëse banesa është në listën e tyre, pasi ata kanë vetëm banesat që janë shkatërruar plotësisht dhe kanë nevojë për shembje që të fillojë procesi i rindërtimit. Një nga punonjësit na thotë se shtëpia duket që është e shkatërruar dhe nuk e di si ka dalë DS3. Sipas tij, kjo shtëpi është DS5 (e pabanueshme dhe duhet të shkatërrohet).
Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Ishëm, ku administratori Kadri Gjyli thotë se vlerësimi i parë është bërë nga grupet paraprake, që kanë qenë në atë kohë nga Kadastra dhe OSHEE. Gjyli pohon se në sistem ka dalë DS3, pra që ka nevojë për riparime, ndërkohë saktëson se në realitet shtëpia është DS5 dhe duhet të shkatërrohet. Administratori pohon se nuk e di se i kujt ka qenë gabimi, por pas interesimit të Fiks Fare dhe të ankesës së zonjës Meme, problemi do të zgjidhet.
Ministrja e Jashtme: Sulmi në Ibër-Lepenc, më i rëndi mbi in...
Fiorentina konfirmon se Bove është zgjuar pas kolapsimit të ...
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura