Google ADS

Fyerjet në Kuvendin e Shqpiërisë, Spiropali mbyll seancën

14:36 | 5 Dhjetor 2024
A Z

Pas fyerjeve dhe degradimit të debatit në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarja Elisa Spiropali mbylli përfundimisht seancën plenare këtë të enjte.

“Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t’ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin. Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bën thirrje deputetëve të kërkojnë falje”.

“Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet. Janë tërhequr të gjitha pikat, shtyhen për mbledhjen tjetër”, tha Spiropali, njofton Topchannel.

Të ngjashme