Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me nga 6 vjet burg shtetasit kamerunas Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, të cilët u shpallën fajtorë sepse tentuan të fusnin miliona euro false në tregun shqiptar.
Ndërkohë, gjykata rrëzoi akuzat për shtetasen e tretë Jennifer Chollet, e cila u la e lirë në sallën e gjyqit.
Fillimisht, gjykata dha dënim me 9 vite burg për të akuzuarit, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar
Shtetasit e huaj mohuan akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra”, si dhe kërkuan pafajësi.
Sipas prokurorisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të fusin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milionë euro, kartëmonedha të cilat iu sekuestruan shtetasit Jose Ngankam./a2cnn/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...