Shumë turistë kanë zgjedhur vendin tonë, jo vetëm për të kaluar pushimet, por për t’u bërë edhe pjesë e aventurave, në zona të ndryshme bregdetare e malore, të cilat nuk mungojnë.
E përgjatë këtyre udhëtimeve, ka edhe pengesa, por kjo nuk do të thotë që të ndalin rrugën.
Rasti më i fundit është ai i një çifti turistësh nga Austria, të cilët pasi kanë lëvizur më zonën e Divjakës, kanë ngecur me mjetin e tyre në rërën e bregdetit. Edhe pse kanë tentuar të dalin vetë, nuk ja kanë dalë, e ndërsa pranë tyre është ndalur patrulla e Policisë së Divjakës.
Efektivë të policisë kanë ndihmuar që makina me të cilën udhëtonim turistët të dilte nga rëra, duke marrë edhe falënderimet e tyre.
Ky nuk është rasti i parë që policia u vjen në ndihmë turistëve, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë riparoi makinën e dy prej tyre, ndërkohë që forcat “Shqiponja”, arritën të gjejnë dhe dorëzojnë biçikletat e dy turistëve të vjedhura nga një 19 vjeçar./bw
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...