Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se fushata zgjedhore mund të ketë dëmtuar ekonominë, veçanërisht në tremujorin e dytë të vitit.
“Rritja ekonomike shënoi vlerën 3.94 për qind në tremujorin e parë të vitit. Ndërkohë, të dhënat e disponuara sugjerojnë një ngadalësim të saj në tremujorin e dytë të vitit. Një nga faktorët kryesorë për këtë ngadalësim ka të bëjë me pasiguritë që shoqërojnë situatën zgjedhore”, tha Sejko, raporton TCH.
Por përfundimi i zgjedhjeve nuk i ka shuar rreziqet për ekonominë. Banka e Shqipërisë tani ka një tjetër shqetësim.
“Më tej në muajin e fundit, një pasiguri e shtuar buron nga kushtet e pafavorshme klimaterike, që lidhen me thatësirën, efektet e të cilave mund të shfaqen në sektorë të caktuar të prodhimit”, nënvizoi Sejko.
I pyetur nga gazetarët, guvernatori foli edhe për luhatjet në kursin e këmbimit. Ai tha se zhvlerësimi i euros është rezultat i rritjes së investimeve të huaja dhe prurjeve turistike, por për herë të parë pranoi se mund të ketë edhe një tjetër faktor.
“Kjo nuk shmang edhe paranë në qarkullim nga informaliteti. Por ne si institucion flasim vetëm mbi bazën e shifrave dhe shifrat na tregojnë që kemi një ofertë të rritur në euro si pasojë e faktorëve që unë përmenda më sipër dhe kjo ka çuar në forcimin e lekut”, sqaroi Sejko.
Banka e Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25 për qind dhe paralajmëroi se nuk do ta rrisë atë të paktën deri në tremujorin e parë të 2018-s.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...