Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një furgon është përplasur me një makinë, ku udhëtonin një prift dhe disa murgesha. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të së dielës, në një rrugë dytësore që lidh Fishtën me aksin Lezhë-Shkodër.
Sipas informacioneve, drejtuesi i furgonit me inicialet D.M., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ai ka pësuar fraktura dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, prifti dhe murgeshat që udhëtonin në automjetin tip Golf, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës tip Golf, e cila ka shkaktuar përplasjen me furgonin.
Ky është aksidenti i dytë që ka ndodhur në vitin 2025 në rrugët e qarkut të Lezhës, ku për momentin raportohen një i vdekur dhe një i plagosur.
/rtsh.al/
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...